Kylie Walker planifikon Arabinë Saudite

E ardhmja e Kyle Walker mund të jetë në  Arabinë Saudite. Sipas asaj që raporton “Sun”, mbrojtësi anglez është duke i vlerësuar seriozisht ofertat që ka marrë nga ky kampionat dhe një lëvizje e tillë nuk përjashtohet. Lojtari, sipas asaj që kanë shkruar mediat, ka marrë informacione nga Riyad Mahrez, ish-shokun e ekipit te Manchester City, i cili luan tek Al-Ahli. 33-vjeçari, Walker prej disa kohësh është në listën e titullarëve të mundshëm, aq sa në janar Bayern Munich bëri një tentativë për ta blerë, e cila megjithatë rezultoi e pasuksesshme. Në City që nga viti 2017, kontrata e tij me blutë skadon më 30 qershor 2026.

sfidanti.al