Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk kursehet kur vjen fjala për të gjobitur klubet. Pa u menduar dy herë, organi më i lartë “ndëshkues” thjesht fut dorën në “xhepin” e klubeve duke e bërë situatën e tyre edhe më të mjerë në një futboll ku ylli i vërtetë është arbitri Taylor i cili do të drejtojë 90 minutat e fundit të sezonit për të mbuluar “mëkatet” e njerëzve që futbollin e konsiderojnë mjet për pushtet dhe jo për të argëtuar njerëzit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke shkelur dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikes, gjatë kohës që ishte i dënuar me masë disiplinore, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Korabi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Zyrtari i AF Luftëtari, Arben Coni,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Pogradeci, Ernest Shkullaku,për sjellje fyese që cenon reputacionin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve në veprimtarinë e saj, në bazë të nenit 13 të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Delvina, Markelian Alinani,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Delvina, Donou Jules Kadnel,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Labëria FC, Redi Kaçanolli,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Bylis, Ergi Hodo,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Hazir Bucpapaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Erzeni U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër Labëria FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Laçi U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtari i KF Laçi U-15, Kastriot Ivanaj,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
- Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder Atletik Klub U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i Albanet U-19, Xhek Alushi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Gramozi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AP Dinamo Junior D, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Atletik Tirana A, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Kampionët A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Rinia EL C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me braktisjen e ndeshjes midis Akademia e Futbollit U-17 kundër FK Apolonia U-17.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.