Tedi Cara është shqetësimi më i madh i Partizanit para “Final 4”. Kavajasi u dëmtua në derbin kundër Tiranës duke pësuar tërheqje muskulore të gradës së parë. Në fund është vendosur që sulmuesi të trajtohet nga fizioterapistët e klubit me një program intensiv prej 2 seancash në ditë. Cara është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve dhe njeriu kyç në suksesin e arritur sezonin e kaluar. Gjithsesi, nga kampi i kuq janë shumë të rezervuar ën lidhje me situatën e bomberit.
sfidanti.al