Revolucion në drejtimin e klubit, Borussia Dortmund prezanton drejtorët e rinj

Një revolucion në pozicionet drejtuese të klubit është duke u zhvilluar te Borussia Dortmund, ku verën e ardhshme CEO aktual verdhezi Watzke do të largohet nga pozicioni i tij (dhe do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij më pas në qershor 2025). Ndryshime që prekin gjithashtu dhe mbi të gjitha fushën sportive: drejtori aktual sportiv Sebastian Kehl do ta mbajë të pandryshuar rolin e tij, por do t’i bashkohet si drejtor teknik nga 1 maji Sven Mislintat. Eksperienca e fundit e këtij të fundit ishte ajo e njeriut të merkatos tek Ajax-it.

Në orët e fundit, klubi i Bundesligës ka emëruar edhe drejtorin e ri ekzekutiv për pjesën sportive, rol që do ta marrë 47-vjeçari Lars Ricken, më parë drejtor i të rinjve verdhezi që nga viti 2021 dhe që ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2027. Administratorët e deleguar Thomas Tress (me përgjegjësi për Financat, Organizimin, Ligjin dhe Marrëdhëniet me Investitorët) dhe Carsten Cramer (me përgjegjësi për Shitjet dhe Marketingun, Ndërkombëtarizimin, Dixhitalizimin) kanë zgjatur kontratat e tyre me një datë të re skadimi tashmë të caktuar për vitin 2027.

sfidanti.al