Drejtori sportiv i Bajernit lavdëron homologun e tij të Realit

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Mihael Reshke, tha fjalë mjaft të mira në adresë homologut të tij të Realit të Madridit, Hose Anhel Sançez, lidhur me transferimin e Marko Asensios tek ekipi madridas vetëm për 3,5 milionë euro. Asensio që, më 2014, u ble nga Majorka vetëm për 3,5 milionë euro, gjatë këtij sezoni, fitoi shansin që ta tregoi veten se çfarë di që të bëjë tek ekipi “mbretëror”, duke bërë një përshtyoje të madhe te të gjithë me lojën e tij.

Trajneri i Realit, Zinedin Zidane, në shpesh raste, preferon më shumë spanjollin 21-vjeçar, Asensio, sesa kolumbianin Hames Rodrigez të blerë dhe të paguar shtrenjtë. “Hose Anhel Sançezi meriton që atij t’i ngrihet një monument për transferimin e Marko Asensios për vetëm 3,5 milionë euro, që, tani, Reali, me siguri, që nuk do ta shesë as për 50 milionë euro. Ne kemi pasur një rast të ngjajshëm me futbollistin tonë, Xhoshua Kimih”, tha Reshke.

sfidanti.al