Gjimshiti dhe Xhaka në formacionin e javës në Europa League

Mbrëmjen e djeshme u luajtën 4 sfidat e para çerekfinale të Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 9 gola. Surpriza ishte disfata 0-3 që Liverpooli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit. Leverkuseni i Granit Xhakës mposhti West Ham me rezultatin 2-0. Roma mori një fitore minimale 1-0 në “San Siro” kundër Milanit, ndërkohë që Benfica mundi Marseille. “Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Europa League ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka. Në sy bie edhe numri i lartë i futbollistëve të Leverkusenit që kanë shkëlqyer, ndërsa nga Milani nuk ka asnjë lojtar.

sfidanti.al