Forcat elitare për sigurinë e PSG-Barcelona

Franca e ka marrë seriozisht kërcënimin e ISIS-it. Një skuadër speciale, shuëm e përgatitur për luftën kundër terrorizmit ka marrë përsipër sigurinë e rrethinave të stadiumit dhe kompleksit “Parc De Princes” për ndeshjen e ditës së sotme PSG-Barcelona pas sinjalizimeve për një sulm të mundshëm nga ana e organizatës ekstremiste islamike. Trupa nga Brigada e Kërkimit dhe Parandalimit, BRI të armatosur deri në dhëmbë do të shpërndahen në të gjithë sektorët kyç pasi sulmi i ISIS në një qëndër tregtare të Moskës është një sinjal alarmi për të gjithë botën e sportit dhe në aktivitete të tilla, masat e sigurisë duhet të jenë të një niveli shumë të lartë. Të hënën, organizata terroriste publikoi një deklaratë ku kërcënonte m,e sulme ndaj katër stadiumeve pritëse të kësaj faze çerekfinale ndërsa Ministria e Brendshme e Francës konfirmon se forcat më elitare të vendit do të jenë të vendosura në çdo centimetër të perimetrit përreth stadiumit.

sfidanti.al