Barcelona-PSG, 7 vite më parë regjistrohej “Remuntada”

Një nga ndeshjet më të pabesueshme të historisë së UEFA Champions League është regjistruar në 8 mars të vitit 2017 pikërisht mes Barcelonës dhe PSG. Pas humbjes së parë 4-0 në Paris, skuadra katalanase në atë kohë e drejtuar si për ironi të fatit nga Luis Enrique, bëri të famshmen Remuntada me një sukses historik 6-1 ndaj PSG duke i dhënë një shuplakë të fortë ekipit francez. Mbrëmje e paharrueshme në “Camp Nou” ku skuadra katalanase kaloi me sukses raundin e 1/8-ave edhe pse shumë nuk besonin në revanshin e ekipit që vetëm dy javë më parë ishte thyer keq në “Parc de Princes”. Golat e Di Marias, Cavanit dhe Draxler, u shfuqizuan nga rrjetat e Suarez, Kurzavas Messit, Neymar dhe Robertos ne minutën e fundit të kohës shtesë dhe katalanasit në mënyrë të pabesueshmë kaluan me rezultatin e përgjithshëm 6-5 PSG që në atë kohë drejtohej nga Unai Emery.

sfidanti.al