Roje private për bashkëshortet e anglezëve në Euro 2024

Bashkëshortet dhe të fejuarat e furtbollistëve anglezë do të kontraktojnë forca sigurie dhe bodyguard me vlerë 100 mijë pound gjatë Euro 2024. Sipas “The Sun”, ato janë bashkuar dhe kanë vendosur të mos pranojnë forcat e sigurisë të federatës, duke vepruar në mënyrë private. Grupi i tyre drejtohet nga bashkëshortja e Maguire dhe ajo e portierit Pickford. Bukuroshet britanike e kanë marrë vendimin pas alarmit të lëshuar nga mediat angleze në lidhje me sulme të mundshme terroriste gjatë Kampionatit Europian për shkak të sinjalizimeve që kanë marrë autoritetet e sigurisë edhe pse organizimi pritet që të jetë perfekt në të gjithë Gjermaninë. Grupi i të fejuarave dhe bashkëshorteve plotësohet nga shoqërueset e Jack Graelish dhe Bukayo Saka. Ato kanë planifikuar që të jenë të monitoruara 24 orë nga ish specialistë të ishtrisë britanike, ndërsa kanë kërkuar që ata të qëndrojnë në distanca të mëdha për të siguruar edhe privatësinë e tyre. Në rast se Anglia do të shkojë larg në Euro 2024, ato do të paguajnë rreth 100 mijë pound. Në këtë mënyrë, “Wags”-et angleze, ashtu si në Kupën e Botës 2006, po planifikojnë të jenë sërish në qëndër të vëmendjes.

sfidanti.al