Liverpool heq dorë nga Xabi Alonso

Drejtuesit e Liverpoolit e humbën durimin dhe vendosën të heqin dorë nga Xabi Alonso dhe tashmë është e sigurt që trajneri spanjoll nuk do ta pasojë Jurgen Kloppin në stolin e Reds. Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, drejtuesit e Liverpoolit tashmë janë kthyer në një zgjidhje tjetër, dhe kanë gjetur pasardhësin e Klopp në Portugali. Kandidati më serioz për t’u ulur në stolin e Liverpoolit nga 1 korriku i këtij vitit është 39-vjeçari Ruben Amorim. Ai është ulur është në pankinën e Sporting Lisbonës që nga viti 2020. Me klubin e Lisbonës, ai fitoi një kampionat, dy Kupa dhe një Superkupë të Portugalisë dhe është në rrugë për të fituar një tjetër titull kampion.

sfidanti.al