Korea e Veriut anulon ndeshjen, Japonia siguron kualifikimin

Japonia është gati të fitojë kualifikimin matematikor për Kupën e Botës 2026, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. FIFA ka konfirmuar se ndeshja e planifikuar për nesër në Korenë e Veriut, e anuluar pa shpjegime nga autoritetet vendase, “as nuk do të luhet dhe as do të riplanifikohet” dhe se çështja do t’i dërgohet Komitetit Disiplinor, që pasi të dekretojë fitoren 0-3 në tavolinë, do të sigurojë kualifikimin për japonezët si të parët në grupin e tyre. Pas fitores 1-0 të Japonisë në ndeshjen e parë në Tokio, Koreja e Veriut duhej të priste ndeshjen e kthimit nesër, por Koreja papritmas njoftoi të enjten e kaluar se nuk do të mund ta organizonte ndeshjen. Sipas disa burimeve, ata kishin frikë nga infeksione të mundshme për shkak të një infeksioni bakterial që po prek Japoninë. Skuadra japoneze zhgënjeu në Kupën e fundit të Kombeve të Azisë, ku ishte favorit, por u eliminua në çerekfinale nga Irani.

sfidanti.al