Manchester United, Erikssen i pakënaqur

Christian Eriksen nuk është aspak i kënaqur me aktivizimin e pakët nga trajneri Erik Ten Hag. Mesfushori i Mançester Junajtid nuk e fshehu zhgënjimin e tij që mund ta shtyjë shumë shpejt të largohet nga “djajtë e kuq”. “Skuadra po ecën mirë në periudhën e fundit dhe prandaj respektoj rolin tim, por është e qartë që nuk jam i kënaqur duke luajtur pak. Unë gjithashtu fola me Ten Hag duke i thënë se jam i pakënaqur me situatën time dhe se unë do të doja të luaja sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithsesi unë jam dhe do të jem ende në dispozicion të klubit”, ka thënë Eriksen nga grumbullimi i kombëtares daneze.

sfidanti.al