Kimmich, sinjale lamtumire nga Bayern Munchen

Joshua Kimmich më shumë jashtë se brenda. Mesfushori i Bayern Munchen nuk po jep sinjale rinovimi me klubin gjerman që ka bërë me dije se nëse situata nuk do të ndryshojë, atëherë lojtari do të dalë në shitje dhe Arsenal është i gatshëm të sakrifikojnë për mesfushorin. 29-vjeçari është nën kontratë deri në qershorin e vitit 2025 por bavarezët nuk dëshirojnë ta humbasin pa arkëtuar asnjë qindarkë dhe nëse Kimmich nuk rinovon deri në fund të këtij sezoni, atëherë skenari i largimit të tij mund të bëhet më i realizueshëm. Përveç Arsenalit që konsiderohet në pole position, Manchester City, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur gjithashtu interes ndërsa Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë lënë të kuptohet se nuk janë aspak të interesuar për lojtarin gjerman. Kimmich konsiderohet një veteran i skuadrës bavareze. Me 82 ndeshje me fanellën e kombëtares, në klubin aktual ai ka fituar 20 trofe dhe këtë e ka bërë në vetëm 9 vite pas largimit të tij nga Leipzig. Sipas gazetës “Bild”, gjatë ndeshjes së fundit kundër Darmstad, Kimmich shfaqi pakënaqësi për zëvendësimin dhe këtë ia bëri të ditur ndihmësit të Tuchel, Zsolt Loë duke reflektuar tension dhe ishte ndërhyrja e Neuer e lojtarëve të tjerë të skuadrës që evitoi një përballje fizike mes të dyve.

sfidanti.al