Anglezët kërkojnë ta rikthejnë futbollin në shtëpi ende pa nisur Euro 2024. Pas fushatave të dështuara të Kupës së Botës dhe Euro 2020 me slloganin e famshëm tashmë “I’ts cooming home” ku i referohen në mënyrë simbolike rikthimit të futbollit në shtëpi nëpërmjet një trofeu të rëndësishëm me kombëtaren që nuk fiton asgjë që prej vitit 1966, tifozët kanë nisur ta shfrenojnë sërish fantazinë.
Me rastin e prezantimit të fanellave të reja qëjanë pëlqyer shumë në Angli, tabloidi “The Sun” prezanton titullin e famshëm që shoqëroi “Tre Luanët” gjatë gjithë rrugëtimit 3 vite më parë në europian ku u mundën në finale në shtëpinë e tyre nga Italia. Yjet e skuadrave të femrave dhe meshkujve kanë pozuar me fanellat e reja ndërsa shpresat e anglezëve janë tek lojtarët simbol si Harry Kane, Phil Foden, Declan Rice apo Bukayo Saka. Në rrjetet sociale, federata shkruan: “Anglia jonë, krenaria jonë, familja jonë”. A do të jetë ky viti i duhur për ta rikthyer Anglinë të suksesshme? Në të tilla raste, euforia e tepruar shpesh nuk është një ogur i mirë.
sfidanti.al