Capello, i ashpër me Inter dhe Thuram

“Në dy ndeshjet e fundit të ligës, Interi ka vuajtur gjithmonë, nuk e di nëse janë relaksuar pak, këtë përshtypje më dha”. Fabio Capello analizon humbjen e zikaltërve në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit. Ish-trajneri dhe komentatori vazhdoi për Sky Sport: “Luajtën me një ritëm më të ngadaltë, jo si Interi, shpirti që kemi parë deri tani ka munguar”. “Në ndeshjet e Champions, Interi nuk ishte aq i fortë  sa në ligë ku shënon gjithmonë katër gola. Fitoi por shënoi pak. Kampionati italian është më i lehtë. Një ekip si Interi duhet të synojë të gjitha objektivat, me skuadrën që ka”. “Ka pasur momente kur u zgjua, pati mundësinë e shënimit me Thuram, ishte momenti vendimtar i ndeshjes, nëse ai do të kishte shënuar… por nuk ia doli. Nuk e shpëtoi portieri, ai nuk e goditi realisht portën. Nuk ishte gjë e mirë”.

sfidanti.al