Ne kemi tashmë tetë skuadrat që do të luftojnë për të ngritur trofeun e Champions League më 1 qershor në “Wembley”. Por, edhe pse të gjithë e nisin në kushte të barabarta shortin e nesërm, jo të gjithë kanë të njëjtat shanse për të triumfuar në fund. Pasi ka mbaruar faza e 1/8 finale është koha për të shkuar te superkompjuteri Opta, për t’i dhënë emrin e tetë të kualifikuarve dhe pritur verdiktin e tij. Për Opta-n (për superkompjuterin e saj përgjegjës për të bërë parashikimet, në fakt), Barcelona dhe Atlético Madrid janë dy skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale, që kanë më pak shanse për të fituar “kupën veshëgjatë”.
Edhe më pak se Borussia Dortmund. Atlético Madrid kuotohet me 4.19% shanse, ndërsa Barcelona me 5.38%. Ato janë dy skuadrat që iu jepet më pak shanse për ta fituar Champions League këtë edicion. Borussia Dortmund, me 5.62% shanse, vendoset mbi dy spanjollet. Më sipër nuk ka surpriza. Manchester City ka 32.3% shanse për ta përsëritur titullin, me Real Madridin në vendin e dytë (16.87%) dhe Arsenalin të tretin (13.09%). PSG-ja e Mbappe është e katërta (11.8%), mbi Bayern Munich (10.75%). Duhet mbajtur mend se përveç çifteve çerekfinale, në shortin e nesërm do të vendoset edhe rrugëtimi gjysmëfinal.
sfidanti.al