Wolf akuzon Horner: Po fsheh skandalin seksual

Toto Wolff akuzon drejtëpërdrejtë Red Bull dhe hologoun e tij, Christian Horner. Drejtuesi i Mercedes GP e ka çuar në një nivel tjezër debatin rreth skandalit seksual duke deklaruar se skuadra austriake po fsheh informacione me qëllim mbrojtjen e Horner, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme nga një punonjëse e Red Bull dhe momentalisht në skuadër ka nisur një hetim. Fillimisht u mendua për shkarkimin e Horner por më pas Red Bull u tërhoq dhe Wolf nuk ka dyshime nga brenda skuadrës po bëjnë të pamundurën për të hequr vëmendjen nga ky skandal. “Ka një strategji në lidhje me informacionet që dalin që na bëjnë të kuptojmë se duan të na ngatërrojnë. Unë mendoj që austriakët janë të specializiuar për t’i zvogëluar gjërat por mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur”. Mediat raportojnë se Christian Horner po punon gjithashtu për të larguar nga skuadra inxhinierin britanik, Adrian Newey, për të cilin Wolf ka hapur dyert e Mercedes GP.

 

sfidanti.al