Kategoria Superiore rikthehet në fundjavë

Për ekipet e Superiores nuk do të ketë kohë për të pushuar. Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë që u zhvilluan në mesjavë, tashmë është radha e javës së 27-të për të marrë vëmendjen e tifozëve. Kjo javë do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën, teksa takime dhe duele mjaft interesante janë në program. Duke filluar që nga ndeshjet e kësaj jave do të ketë risi për sfidat e Superiores. Takimet e para të ditës do të luhen duke nisur që nga ora 14:00 dhe jo siç ishim mësuar në ornë 13:30, ndërsa sfidat e orës 17:00 mbeten të padryshuara.

Ditën e dielë do të luhen dy ndeshje. Erzeni do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Partizanit për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave, me sfidën që starton në orën 14:00.  Ndërkohë në orën 17:00 vëmendjen do ta marrë dueli mes Tiranës dhe Egnatias, takim që ende nuk dihet nëse do të luhet në “Air Albania” apo “Elbasan Arena”. 3 takimet e tjera do të luhen ditën e hënë. Në orën 14:00 në fushë do të zbresin Kukësi dhe laçi, të cilët do të përplasin brirët në “Kukës Arena”. Në orën 17:00 paralelisht do të luhet në Durrës dhe Korçë. Në “Niko Dovana” sfidohen Dinamo dhe Teuta, ndërsa në Korçë do të luhet Skënderbeu- Vllaznia. Takime këto ku ekipet janë të detyruara vetëm për 3 pikët.

sfidanti.al