Rasmus Hojlund është zgjedhur si lojtari i muajit në Premier League, pas serisë së golave të sulmuesit të Manchester United, teksa tekniku i Arsenal Mikel Arteta, është zgjedhur si trajneri i muajit, pasi topçinjtë nuk pësuan asnjë humbje në shkurt. Pas një fillimi të vështirë në Premier League pas transferimit të tij për 72 milionë paund nga Atalanta, 21-vjeçari vuajti për t’u përshtatur në kampionatin e ri, duke e shënuar golin e tij të parë vetëm dhjetorin e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa.
Ishte një gol çlirimi për sulmuesin, i cili që nga ajo kohë ka qenë në formë fantastike duke shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, si dhe dha dy asiste duke ndihmuar United të mos humbte asnjë nga këto sfida. Dëmtimet patën një impakt në formën e tij gjithsesi me danezin që mungoi në disfatat e fundit të United kundër Fullham dhe Manchester Cityt. Hojlund gjithsesi po punon me shpresë për të patur një shans për t’u rikthyer në përballjen e Manchester United me Everton.
sfidanti.al