Renditja UEFA për shtete: Italia “blindon” vendin e parë

Fitoret e Romës, Milanit dhe Fiorentinës në ndeshjen e pare të fazës së 1/8-ve të finales të Ligës së Evropës i lejojnë Italisë të fitojë pikë të çmuara në renditjen e UEFA-s, të dobishme për të sjellë skuadrën e pestë të Serie A në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Italia rrit epërsinë e saj, (tani në 16,571 pikë), me Gjermaninë (një barazim dhe një fitore) që ka 15,500, por që sërish fiton terren ndaj Anglisë, e cila tani ndiqet nga afër nga Franca. Me largimin e Lacios, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian: aktualisht Inter, Napoli, Milan, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garë.

RENDITJA UEFA PËR SHTETE

1) Italia                                 16.571 pikë

2) Gjermania                      15.500 pikë

3) Anglia                               14.625 pikë

4) Franca                              14.416 pikë

5) Spanja                             13.437 pikë

6) Republika Çeke            13.000 pikë

7) Belgjika                           12.400 pikë

8) Turqi                                 11.500 pikë

9) Portugali                         10.166 pikë

10) Holandë                       10.000 pikë

 

sfidanti.al