Tirana në telashe edhe me kartonët

Dy futbollistë rrezikojnë për çështje kartonësh në sfidën e Vllaznisë. Ata janë Hoxhallari, dhe Haxhiu. Nëse ndëshkohen me të verdhë ndaj shkodranëve, do të mungojnë me Egnatian. Tirana, është e katërta me 35 pikë në renditje, aq sa Dinamo. Nga ana tjetër, për sfidën me shkodranët kthehen Përgjoni e Deliu, të pezulluar me kartonë. Mungon Najdovski, ndërsa në dyshim të madh është Ermal Meta.

sfidanti.al