Supermeni i vogël quhet Kante, vrapon sa 11 vetë bashkë..

N’Golo Kante mund të vrapojë sa 11 lojtarë, kështu mendon Paul Pogba dhe nuk beson se gabon.

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, mendon se rreziku kryesor në sfidën ndaj Chelseat do të vijë nga mesfushori, N’Golo Kante.

Pogba ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, duke thënë se ai gjendet në çdo cep të fushës dhe se është e vështirë ta kalosh.

“Të gjithë e dinë se N’Golo Kante mund të vrapojë sa 11 lojtarë – kjo është cilësia më e mirë e tij”, tha Pogba për “Manutd.com”.

“Ai luan shumë thjeshtë me topin., Kur trajneri i thotë diçka, ai e kryen punën, madje do të bëjë atë për mrekulli”, shtoi Pogba.

“Ai është një ndër lojtarët më të mirë të Chelseat. Kante bën diferencën sepse, të jem i sinqertë, kur ju i shikoni ata duke humbur topin, kur ai vetë gjithashtu humb topin, Kante e rrëmben menjëherë. Ai është gjithkund, është lojtar i mrekullueshëm”,