Toni Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit. Tifozët, drejtuesit dhe stafi teknik duan që mesfushori të rinovojë dhe të vijojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”. Gjithsesi, 34-vjeçari nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në fundin e sezonit. Do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, siç e ka deklaruar më parë apo do të rinovojë me Realin. Carlo Ancelotti shpreson që Kroos të qëndrojë tek ekipi i tij, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Por gjithçka varet nga futbollisti gjerman. “Nuk do i jap këshilla, pasi nuk është djali im. Toni ka gjithë aftësinë e nevojshme për të zgjedhur atë që dëshiron të bëjë”, u shpreh tekniku italian i Realit. “Los Blancos” përballen me Sevillan në shtëpi të dielën (21:00).
sfidanti.al