Sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, është kthyer të luajë pas dy muajsh me skuadrën, por ky kthim shkoi keq, pasi legjenda franceze shënoi një autogol në Ligën e Kampionëve të Azisë. Benzema u zgjodh për të filluar ndeshjes pasi Al Ittihad u përball me skuadrën uzbekistaneze Navbahor në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kmapionëve të Azisë. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 0-0, por Benzema pa dashje i dha epërsinë Navbahor duke e dërguar një goditje me kokë në portën e tij. Al Ittihad shënoi me Abderrazak Hamdallah para mbylljes së pjesë së parë për të barazuar rezultatin, ku pastaj një autogol i Toma Tabatadzes vendosi ndeshjen.
sfidanti.al