Klubi i Kategorisë së Dytë denoncon: Na dhunuan në Fushë-Krujë

Klubi i Murlanit, që militon në Grupi A të Kategorisë së Dytë, ka lëshuar akuza të forta pas humbjes 3-1 në Fushë-Krujës ndaj Ilirisë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, drejtuesit e skuadrës nga Vau i Dejës pretendojnë se janë dhunuar, në momentin që skuadra mike barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1. Sipas asaj që shkruhet në postimin e faqes së Murtanit, në momentin e shënimit të golit të barazimit, ndeshja u ndërpre për 10 minuta, teksa pati edhe persona të autorizuar që u futën në fushë. 

DENONCIMI I PLOTË I MURLANIT:  

Ndeshja Kf Ilira -Kf Murlani! Asnje gazet sportive nuk flet per dhunen e ushtruar dje ne fush kundrejt lojtarve te Murlani dhe stafit. Flitet vetem per nji triunf nje ndeshje nen nji presjon dhe te shara kunder djemve te skudres.mbas barazimit 1-1 na ndaluan te festonim dhe ndeshja nderpritet per 10 minuta,nga te gjitha anet e stadiumit njerz qe hyn ne fush se bashku me presidentin e Iliris.delegatet e ndeshjes bashk me albitrat pa mujt te zoterojn situaten e krijuar ne fush.policet qe rrin e ben sehir ne momentin e kercenimit te lojtarve dhe stafit te Murlanit. Stafi drejtur i Iliris na esht afruar per te na pershendetur duke na then na vjen keq per çdo gje.Bejm thirrje FSHF te marr masa jo per nji ndeshje te lujtur,po kto raste dhune munden te çojne dhe ne aksidente te renda ,Lojtaret kerkonin te linin fushen e lojes dhe per tu mos u ndershkuar dhe nji her nga rregullorja e futbollit jemi dyteruar te luanim minuta e mbetura. Falenderojme lojtaret Stafin e Murlanit bashk me stafin E Iliris dhe mbi te gjitha tranjerin RRAHMAN HALLACIN per konfortin qe kerkoj te na jepte duke shprehur keq ardhje per situaten e krijuar ne fush vetem per nji ndeshje qe mundet te ishte nji aktivet i thjesht sportiv!!

sfidanti.al