Klopp buzëqesh, katër rikthime të rëndësishme te Liverpool

Jurgen Klopp është i lumtur me katër rikthime të rëndësishme në skuadrën e tij. Portieri brazilian Alisson dhe mbrojtësi anglez Joe Gomez janë rikthyer në stërvitjen e Liverpoolit pasi të dy lojtarët shihen në pamjet e postuara në llogarinë e klubit në Twitter. Dyshja humbi ndeshjen e Burnleyt për shkak se ishin të sëmurë dhe Klopp e pranoi se një grip u përhap në klubin që ai e udhëheq. Ndërkohë në fundjavë munguan edhe Dominik Szoboszlai dhe Mohamed Salah, por edhe këta dy janë rikthyer në stërvitje. Mesfushori hungarez dhe sulmuesi egjiptian munguan në stërvitjen e mëngjesit, por janë rikthyer në atë të pasdites. Liverpool do të luaj në fundjavë në transfertë me Brentford dhe Klopp pritet t’i ketë në dispozicion të katër futbollistët e lartpërmendur.

sfidanti.al