Barcelona “peshkon” tek Atletico Madrid

Barcelona tashmë nuk ka dyshim se për shkak të situatës financiare do të fokusohet tek lojtarët që u skadon kontrata gjatë verës, për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Kjo ka bërë që katalanasit të interesohen për njërin nga lojtarët kryesor të rivalëve të tyre, Atletico Madrid. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin spanjoll, Mario Hermoso, i cili gjatë viteve të fundit ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Diego Simeonen, por këtë verë do t’i skadojë kontrata dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj. Agjentët e lojtarit tashmë thuhet se kanë filluar kërkimet për klubin e tij të ri, dhe së fundmi Hermoso ishte lidhur me një transferimin tek Aston Villa në Premier. Gazetari i njohur Gerard Romero ka thënë se edhe Barcelona po ashtu është duke ndjekur situatën e tij nga afër për afatin kalimtar veror. Hermoso momentalisht nuk e ka për qëllim që të vazhdojë me Atleticon dhe në moshën 28-vjeçare, do të kërkojë të bëjë edhe një hap të madh në karrierë. Hermoso padyshim do të ishte një blerje e mençur nga Barcelona, në rast se nga klubi do të largohet njëri prej mbrojtësve gjatë verës. Spanjolli ka aftësi të mbulojë disa pozita të ndryshme në fushë si në qendër të mbrojtjes, mbrojtës i majtë si dhe kapaciteti që ka për të organizuar aksione nga mbrojtja, mund ta bëjë atë një opsion tërheqës për bordin e klubit.

sfidanti.al