Prezantohet Ferrari SF-24

Pritja ka përfunduar, Ferrari SF-24, njëvendëshja e re, me të cilën Ferrari do të konkurrojë në Kampionatin Botëror F1 2024, është prezantuar për të gjithë të apasionuarit e tij. Dhe detyra e kësaj makine është e vështirë, pasi duhet të risjellë në Maranelo titujt botërorë, për pilotë që mungon nga viti 2007 me Kimi Raikkonen, dhe për konstruktorë që nga viti 2008.

Nuk do të jetë e lehtë të mposhtet dyshja Max Verstappen-Red Bull, por ky sezon ka lindur me shpresën për një hap vendimtar përpara në performancë, gjithashtu falë një rregulloreje teknike që u lejon rivalëve t’i afrohen më shumë Red Bullit. Të mërkurën në Fiorano SF-24 do të bëjë edhe xhirot e para, në pritje të seancave të para zyrtare të testimit në Bahrein, nga 21 deri më 23 shkurt. Inxhinierët projektues të njëvendëshes së re, kanë punuar me synimin për t’i dhënë Sainz dhe Leclerc një makinë të lehtë për t’u drejtuar dhe të aftë për të bërë më pak gabime.

sfidanti.al