Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid, të gjithë në gjurmët e Greenwood. Sulmuesi i huazuar nga Manchester United te Getafe po lë gjurmë në La Liga dhe është një numër i lartë klubesh që interesohen për të riun, i cili u akuzua për dhunë ndaj të fejuarës, por më pas kjo e fundit tërhoqi akuzën dhe lojatri u lirua nga akuzat. Sipas “The Telegraph”, Atletico Madrid e ka shtuar atë në listën e ngushtë të objektivave për dritaren e ardhshme të transferimit të verës. Duke qenë se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka zgjedhur sistemin 3-5-2 këtë sezon, do të ishte e çuditshme që Greenëood të transferohej, por El Cholo ka një plan rezervë për skuadrën që këtë sezon po tregon mangësi të theksuara.
sfidanti.al