Trajneri Mauricio Pochettino ka shpjeguar pse Chelsea e lejoi sulmuesin Armando Broja të bashkohej me Fulham në formë huazimi, ndërsa nuk është preferuar të blihet një zëvendësues. Chelsea e pranoi huazimin e 22-vjeçarit te Fulham në ditën e fundit, duke lënë Nicolas Jackson si qendërsulmuesin e vetëm në skuadër. Christopher Nkunku dhe Cole Palmer mund të përshtaten si numër 9, ndërsa adoleshenti Deivid Ëashington është një alternativë, por pa përvojë. I pyetur pse Chelsea e la Broja të largohej, Pochettino tha: “Është një mundësi shumë e mirë për të që të luajë ndoshta më shumë. Është një lëvizje e mirë për të dhe ai mund të shfrytëzojë mundësinë për të luajtur më shumë”. Ai shtoi: “Është e rëndësishme të rikuperojmë Christoph(Nkunku) dhe Nico Jackson të arrijë formën. Gjithashtu, ndonjëherë ne harrojmë, por Deivid Washington është këtu me ne. Opsionet që kemi përpara janë të mjaftueshme”.
Pocchettino sqaron largimin e Brojës
sfidanti.al