Marash Kumbulla transferohet te Sassuolo

Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla nga Roma. Në fillim të vitit Kumbulla u rikthye në stërvitjet e skuadrës së Romës, por pa pasur mundësi të luajë për shkak të mungesës së gjatë. Forma jo e mirë dhe Euro 2024 afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij. Është Sassuolo që ka shfrytëzuar rastin duke arritur marrëveshje me Romën dhe Kumbullën për huazimin e tij deri në fund të sezonit. “Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga AS Roma deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sassuolos.

sfidanti.al