Stavri Nica nuk ia del ta shtyjë më shumë se një javë rikthimin në stolin e Kukësit ku pas largimit dhe rikthimit është larguar sërish. Në përfundim të javës 20 ai dha dorëheqjen por papritur u rikthye dhe tashmë është alrguar sërish. Histori të tilla mund të regjistrohen vetëm në Shqipëri ku mozaiku plotësohet me dy largimet e Erzenit që kishin mbërritur në Shijak vetëm në datën 2 janar, ndërsa në Vlorë shkarkojnë gjithë stafin pas një barazimi. Kukësi këtë sezon është shumë larg pritshmërive, me verilindorët që nuk po gjejnë dot rrugën drejt rezultateve pozitive në kampionat. Stavri Nica ia doli dot të kthejë ekipin në “shinat” e duhura dhe për këtë është “mbushur kupa”. Nica ka braktisur për të dytën herë verilindorët, teksa pas humbjes me Dinamon ka vendosur të largohet nga Kukësi. Skuadra ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen pa 69 vjeçarin. Seancën stërvitore e ka drejtuar ndihmësi i Nicës, Oltion Kërnaja, i cili duket se ka marrë mbi super përgjegjësinë e skuadrës në këtë moment delikat. Drejtuesit tashmë po punojnë për të zgjidhur këtë situatë, teksa pritet në ditët në vijim për të mësuar se kush do të marrë sërish në dorë “frenat” e kuksianëve. Kujtojmë se aktualisht Kukësi ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara pas 21 ndeshjesh. Prej 11 javësh verilindorët nuk e njohin shijen e fitores në Superiore, duke bërë që skuadra të rrezikojë rënien në Kategorinë e Parë.
sfidanti.al