Ballkani kërkon sulmuesin e demave

Ballkani i Ilir Dajës është skuadra kampione në fuqi në Kosovë dhe si të tillë synojnë të përforcohen me elementë cilësorë për të plotësuar organikën. Kampionët “peshkojnë” te kampionët për sulmin e tyre. Siç duket Dajës nuk i ndahet “shpirti” nga Partizani, teksa te “Demat” synon transferimin e Albers Kekos. Reparti i sulmit te kryeqytetasit pas ardhjes së Xhuliano Skukës është i mbipopulluar dhe një largim i mundshëm nga ky repart mund të ndodhi.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Ballkani ka një interest ë jashtëzakonshëm për ish-lojtarin e Korabit dhe për shërbimet e tij ofrojnë 150 mijë euro. Shifër kjo që mesa duket nuk kënaq Partizanit, me drejtuesit që kërkojnë të përfitojnë akoma më shumë nga shitja e tij. Demat kërkojnë minimalisht 250 mijë euro për shërbimet e Kekos, ndërsa duan të mbajnë edhe një përqinjdje të kartonit në rast rishitje nga kampionët e Kosovës. Kujtojmë se 22-vjeçari në 17 ndeshje në Superiore, 884 minuta në total ia ka dalë të shënojë 3 gola dhe të dhurojë 2 asiste.

sfidanti.al