Bayern Munchen prezanton blerjen e re Sacha Boey

Sacha Boey edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munchen, pas transferimit nga Galatasaray. Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit që publikoi një një komunikatë duke njoftuar për transferimin e lojtarit francez. “Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me një lojtar të ri me shumë potencial në një kontratë afatgjatë. Ai ka performuar mjaft mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj nesh. Kjo do të thotë se përveç se e kemi përmirësuar ekipin, kemi shtuar gjithashtu më shumë kualitet”, ka thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen. I lumtur për transferimin e Boey ishte edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Christoph Freund, i cili veçoi shpejtësinë dhe fizikun e francezit si dy pika kyçe të lojtarit.

sfidanti.al