Andriy Shevchenko është presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës, me zgjedhjet që u mbajtën mëngjesin e së enjtes. 47-vjeçari u zgjodh në postin më të lartë të institucionit të futbollit në vend pas një procesi ku Shevchenko ishte i vetmi kandidat në garë. Më parë, ky pozicion është mbajtur nga Andriy Pavlevko, por ky i fundit u largua për dyshimet për korrupsion. Shevchenko ka mbajtur edhe postin e trajnerit të përfaqësueses të Ukrainës për 5 vite, ku arriti deri në çerekfinalet e kampionatit europian Euro 2020. Si lojtar Shevchenko ka shkëlqyer me Milanin, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të UEFA Champions League në vitin 2003. Në 2004-ën ukrainasi arriti momentin më të lavdishëm të karrierës së tij ku u shpall fituesi i Topit të Artë.
sfidanti.al