Kristian Shpendi po kalon një moment të artë në karrierën e tij me fanellën e Çezenës në Serinë C italiane. 20-vjeçari shënoi 3 gola në 7 minuta ditën e djeshme, duke u konfirmuar si bomberi i momentit në Serinë C, teksa udhëheq klasifikimin e golashënuesve me 13 realizime në 18 ndeshje. Të shumta kanë qenë klubet, kryesisht ato të Serinë B që kanë shfaqur interes për shërbimet e Kristian Shpendit, ndërkohë së fundmi në garë duket se është futur edhe Sassuolo. Sipas mediave italiane, klubi në fjalë ka nisur interesimet për Kristian Shpendin. Sasuolo njihet për interesin që ka karshi lojtarëve të rinj dhe të talentuar, të cilët nëse arrijnë që të bëjnë hapin e madh kanë të ardhme të sigurt në futbollin e rëndësishëm. Pritet të shihet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Kristian Shpendit.
sfidanti.al