Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve. Duro, në reagimin e tij në Facebook, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit. Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.
Reagimi i Klodian Duros:
Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot. Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit. Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother. Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!”.
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”
sfidanti.al