Rregullore e re për federatat, FIFA ndryshon “lojën”

FIFA ka bërë të ditur se që nga muaji shkurt, të gjitha Federatat anëtare të saj do të funksionojnë me rregulloren e re të përditësuar për Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Rregullorja e re është përditësimi i asaj të vjetrës, e cila kishte rreth dy dekada pa u ndryshuar dhe Federata të ndryshme kishin vendosur ta modifikonin sipas nevojave që lindnin nga hapja e tregjeve të futbollistëve. “Objektivat kryesorë të kësaj strukture rregullash të ripunuar janë që të dhurojë qartësi dhe sigurinë e nevojshme ligjore sa i përket juridiksionit, strukturës, kërkesës për aplikim dhe njohjen e mundshme të masave të marra nga FIFA”, shkruhet në njoftimin për ndryshimet e reja që ka bërë FIFA në këtë rregullore të rëndësishme për të zgjidhur çështjet kontraktuale mes palëve në Federata të ndryshme.

FIFA ka vendosur që të bëjë disa ndryshime duke u dhënë më shumë pushtet Federatave, por edhe duke shkurtuar afatet e vendimeve, në mënyrë që të mos ketë më zvarritje të proceseve mes palëve që përfundojnë shpesh në dyert e organizatës ndërkombëtare edhe për çështje shumë të thjeshta.

 

sfidanti.al