Ballkani e ka refuzuar ofertën e fundit të klubit amerikan New York City për mbrojtësin Lumbardh Dellova. Klubi amerikan kishte dërguar tri oferta të ndryshme, duke rritur shumë çdo herë, ku e fundit ishte 500 mijë euro dhe 20 për qind nga shitja e ardhshme për kartonin e lojtarit. Në anën tjetër kontrata për lojtarin ishte e jashtëzakonshme, për çka edhe Dellovaishte pajtuar për kalimin e tij. Por edhe përkundër insistimit të New York Cityt, drejtuesit e Ballkanit kanë refuzuar të gjitha ofertat për lojtarin, pasi duan ta mbajnë deri në fund të këtij kampionati. Dellova ishte gati për hapin tjetër të madh, duke parë edhe moshën e tij, tani 25 vjeç. Për lojtarin kosovar interesim kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Astana, Viktoria Plzen, Ludogrets dhe Universiteta Craiova, me këta të fundit që ofruan 200 mijë euro. Gjithashtu te Ballkani ka oferta edhe për futbollistët e tjerë si Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba, Armend Thaqi e Edvin Kuc, por deri më tani asnjëri nuk është lejuar të largohet.
sfidanti.al