Vllaznia “flirton” me Ante Coric?

Ne fillim ishte Shkodran Mustafi. Tashme ne skene del nje tjeter emer i rendesishem: Ai i kroatit Ante Coric. Ish- futbollisti i Dinamos se Zagrebit dhe Romes ne Seria A, mund te perfundoje tek Vllaznia gjate merkatos se janarit.

Nje lajm i tille eshte pohuar mbremjen e sotme nga komentatori i njohur shkodran Edmond Dibra gjate emisionit “Studio Sport” ne RTSH Shkodra ku ka qene i ftuar. Dhe mbase mund te jete e vertete. Ashtu si dhe Mustafi, edhe Coric eshte pa kontrate qe prej veres se kaluar dhe nuk perjashtohet mundesia qe t’i bashkohet kuqebluve te cilet jane ne kerkim te nje futbollisti me numer 10 siç eshte ai.

Nga te dhenat qe mesojme per te, konstatojme se kemi te bejme me nje futbollist 26 vjeçar i cili fillimisht ka luajtur ne Akademine e Salzburgut ne Austri, per te mberritur tek Dinamo e Zagrebit ne vitin 2014 dhe ku ka qendruar 4 sezone. Ne vitin 2018, kur ishte 19 vjeç eshte shitur tek Roma per nje shume prej 6 milione eurosh, por qe ne fakt asnjehere nuk e perligji investimin e bere per te sepse ka luajtur vetem 2 ndeshje ne Seria A. Shumicen e kohes e ka kaluar i huazuar sa ne Spanje tel Almeria, ne Hollande tek Venlo, ne Slloveni tek Olimpija dhe se fundi ne Zvicer me Zyrihun.

A do te vije te Vllaznia? Kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim por gjithçka eshte e mundur kur vete lojtari eshte pa kontrate prej muajsh dhe nuk ka asnje pengese per te firmosur.

sfidanti.al