Kej Bernshtajn ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 43-vjeçare. Lajmi është bëri i ditur nga Herta e Berlinit nëpërmjet një njoftimi për shtyp. “Klubi, stafi drejtues dhe të gjithë punëtorët janë të shtangur nga ajo ç’ka ka ndodhur. E gjithë familja e Hertës është në zi dhe i qëndron pranë familjes së Kejit”, thuhet në njoftim. Bernshtajn, i cili vjen nga bota e shkallëve të stadiumit, ka mbuluar rolin e presidentit të klubit që prej verës së 2023-it. Në 1998 ai formoi grupin e tifozëve “Harlekins Berlín” dhe në tri periudha të ndryshme i është mohuar hyrja në stadium për shkak të thyerjes së rregullave.
Në asamblenë e klubit të mbajtur më 26 qershor 2022, Bernstajn arriti të zgjidhej edhe pse përballë kishte figurë të fortë siç ishte ajo e Frank Shtefel, funksionar i partisë CDU. Në atë kohë Bernshtajn fitoi me 1.670 vota përballë 1.280 të grumbulluara nga sfidanti. Ai u bë kështu i pari ultras, i cili merrte edhe pozicionin e presidentit.
sfidanti.al