Sulmuesi kuqezi zyrtarizohet në Serie C

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Eljon Toçi do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. 21-vjeçari është zyrtarisht një lojtar i Pro Sestos në Serinë C (kategorinë e tretë italiane). Toçi është huazuar  nga skuadra e Fiorentinës, ku ka spikatur me skuadrën e të rinjve, duke shënuar 18 gola në 86 ndeshje të luajtura. Sulmuesi është grumbulluar një herë edhe në ekipin e parë të Fiorentinës, për sfidën kundër Lazios në Serie A në tetor të vitit 2021.

Eljon Toçi është pjesë e ekipeve të moshave të kombëtares shqiptare dhe ka luajtur 17 takime me fanellën kuqezi me grupmoshat Nën 19, 20 dhe 21. Në pjesën e parë të sezonit sulmuesi ka luajtur me Sestri Levante në Serie C (i huazuar nga Fiorentina) dhe tashmë është gati për një aventurë të re me fanellën e Pro Sestos.

sfidanti.al