Sulmuesi i talentuar shqiptar, Eljon Toçi do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. 21-vjeçari është zyrtarisht një lojtar i Pro Sestos në Serinë C (kategorinë e tretë italiane). Toçi është huazuar nga skuadra e Fiorentinës, ku ka spikatur me skuadrën e të rinjve, duke shënuar 18 gola në 86 ndeshje të luajtura.