Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

Bota e futbollit është në zi, legjenda gjermane dhe një nga lojtarët ikonë të kësaj loje, Franz Beckenbauer ndërroi jetë në moshën 78-vjecare vetëm pak caste më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje. Ish-kapiten dhe më pas trajner kampion bote, Beckehbauer ka drejtuar për një periudhë të gjatë edhe Bazeyn Munchen si president ndërsa si lojtar ka ndikuar që marka e klubit bavarez të bëhej e njohur në mbarë botën në vitet 70. Gjendja e “Kaizerit” ishte përkeqësuar shumë gjatë ditëve të fundit ndërsa familja bën me dije lajmin duke theksuar se ai i mbylli sytë të dielën në mbrëmje për të mos i hapur më ditën e sotme. Ai ishte tërhequr nga jeta publike gjatë viteve të fundit pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore. Suksesi i vitit 1974 në Mynih konsiderohet si arritja më e madhe e tij si futbollist ndërsa fanellën e Kombëtares së Gjermaisë Perëndimore e veshi në 103 takime. Ai është një nga tre njerëzit e vetëm në planet që ka fituar kupën e botës si trajner dhe lojtar bashkë me Mario Zagallon dhe Didier Deschamps, ndërsa Topin e Artë e fitoi në vitet 1972 dhe 1976.

sfidanti.al