Drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada është parë në tribunat e stadiumin “Renato Dall’ara” dhe thuhet se e ka ndjekur personalisht nga afër sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee. Kuqezinjtë janë në treg për një qendërsulmues të ri, pasi ende janë duke u mbështetur kryesisht te veterani Olivier Giroud, por nuk pritet të investojnë shumë deri në merkaton e verws. Zirkzee ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Bolognas të Thiago Mottas këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë katër asiste në 20 ndeshje në të gjitha garat. Sipas “Calciomercato.com”, drejtori i Milanit, Moncada e vëzhgoi nga afër Zirkzeen teksa Bologna u përball me Genoan në ndeshjen e tyre të së premtes mbrëma në Serie A.
sfidanti.al