Sulmuesi 100 milionësh që hyn në axhendën e Manchester United

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga afati i merkatos, Manchester United duket se po kërkon të përforcojë grupin dhe emri në radarin e tyre është ai i sulmuesit suedez Viktor Gyokeres, aktualisht në radhët e Sporting Lisbonës. Në moshën 25-vjeçare, lojtari ka shkëlqyer që nga ardhja e tij në skuadrën portugeze verën e kaluar, duke siguruar 18 gola dhe 7 asiste në të gjitha ndeshjet këtë sezon. Sipas raportimeve të fundit nga Correio de Manha përmes Sport Witness, Manchester United ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar, i cili gjithashtu ka qenë objekt i Arsenalit dhe Chelseat. Megjithatë, rruga drejt blerjes së Gyokeres nuk do të jetë e lehtë, pasi Sporting Lisbona ka vendosur një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij.

sfidanti.al