Griezzman sfidon Interin: Janë si ne, Atletico do kualifikimin

Interi  është rivali i Atletico Madridit, në fazën tjetër të Champions League. Natyrisht, dy sfida që premtojnë spektakël, për shkak të cilësisë së madhe që kanë. Për këto përballje ka  folur sulmuesi i Los Colchoneros, Antoine Griezzman. “Dua të përpiqem të fitoj një titull me Atleticon. Dua të bëj gjithçka që është e mundur për t’ia dalë të fitoj. Interi është një kundërshtar i vështirë, por ata na ngjajnë shumë. Gjithashtu, ne duam të jemi afër kreut edhe në La Liga, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në fund” – Tha ai. Skuadra spanjolle, e drejtuar nga Simeone këtë sezon mbetet një nga pretendentet për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit për trofeun më të rëndësishëm në arenën europiane. Në kampionat, Atletico renditet në vendin e 3-të.

sfidanti.al