Trajneri i kombëtares së futbollit të Senegalit, Aliou Cisse, bëri sukses me kombëtaren afrikane në Kupën e Botës, por tashmë e gjen veten jashtë emrave favoritë të kreut të federatës. Një gjë e pazakontë për sportin ndërkombëtar është raportuar në lidhje me pagat e papaguara. Përveç 47-vjeçarit, prej gjysmë viti nuk e kanë marrë rrogën as kolegët e tij nga stafi profesional. Kujtojmë se Cisse e udhëhoqi Senegalin deri në vendin e dytë në Grupin A në Botërorin e kaluar në Katar dhe në fazën e 1/16-tës skuadra afrikane u mposht nga Anglia me rezultat 3-0.
sfidanti.al