“Tani kam një ndjenjë të mirë për historinë time te Lazio. I ndjek me interes rezultatet dhe shpresoj që ata të ruajnë nivelin e arritur në vitet e fundit”. Igli Tare, i cili u largua nga posti i drejtorit sportiv të Lazios në verë, rikthehet për të folur për përvojën e tij në krye të klubit, duke kujtuar disa përpjekje të dështuara: “Unë kisha marrë Cavanin. Në minutën e fundit Zamparini nuk donte të ma jepte. Ishte huazim me detyrim blerje. Dhe para se të shkonte në Palermo kisha firmosur edhe me Pastoren. Ai ishte akoma te Huracan kishim ndërmjetësin e gabuar. Kemi pasur informacione të gabuara, edhe unë kam bërë ofertë. Kim është një tjetër pendim. Kur ai ishte në Shangai, ne kishim bërë një ofertë para se të shkonte tek Fenerbahce”.
Momenti më emocionues i përvojës së tij te Lacio mbetet suksesi në finalen e derbit të Kupës së Italisë kundër Romës. “26 maj është jashtë klasifikimit. Ne – konfirmon Tare – bëmë zgjedhjen fituese për t’u larguar nga Roma. Nuk e bëmë për të shmangur presionin. Një ditë para se të ktheheshim, e kuptuam që ishte ndeshja e historisë. Thjesht duhej të fitonim. Është një ndeshje që nuk ka çmim. Derbi i ri në çerekfinale këtë vit? 26 maji mbetet unik”, deklaroi ai. Në vitin 2020, para pushimit për shkak të Covid, Lazio ishte në krye të tabelës: “Jam i sigurt që të paktën do të kishim luftuar deri në fund pa Covid. Ishim të paluajtshëm, ishte krijuar kjo ndjeshmëri mes tifozëve dhe skuadrës. Ne erdhëm nga 22 rezultate të dobishme radhazi, me 14 fitore radhazi. Ishim në formë të shkëlqyer, pak si Napoli vitin e kaluar. Pastaj pas Covid-it, për fat të keq, na dha një sinjal nga atje lart. Disfata në Bergamo dhe dëmtimet ndikuan, mbaj mend edhe fitoren e Superkupës në Riad, e cila ishte e bukur”.
sfidanti.al