Harry Kane gjen shtëpi në Mynih

Herri Kejn ka qenë protagonist ditën e sotme një postim të bërë në rrjetet sociale ku komunikoi se është përshtatur plotësisht me jetën në Mynih ku edhe ka marrë një shtëpi me qira.

Siç dihej sulmuesi I Bajernit të Mynihut që prej momentit kur mbërriti në Bavari ishte sistemuar në hotelin luksoz “Vier Jahreszeiten Kempinski”. Në objektin e ndërtuar në 1958-ën, 30-vjeçari kishte marrë me qira një dhomë të madhe, e cila I kushtonte rreth 10 mijë euro nata. Pak javë më parë, kur Kane mori topin me vete, pas “trisit” të radhës, Tomas Myler kishte bërë disa batuta me kolegun e repartit duke “e këshilluar” që të merrte një dhomë edhe për trofetë, të cilët do të ishin të shumtë në Mynih.

sfidanti.al